Era Songtext

Era lozte me mua
Ngadalë shpejt ngadalë
Me gjethet një emër më shkruan
Dy sy dhe ca fjalë
Si tingujt e një violine
një zemër tik tak
E sjell e fsheh mbrenda meje
Unë kokën e kthej pas
Ref
Jo rri dhe pak rri dhe pak
Bëj me gjethet dhe nje varg
A lermë të lutem veç në fllad
Të më ngrohë dhe kur jam larg
Një zë i ëmbël më fliste
Ja erdha më prit
Kur doja ta shihja me zhdukjen
më shfaqej sërisht
Erën si doja ta ndalja
por ish veç një çast
veten e ndjeva vraponte
i lutej nga pas
Ti dhe kur nuk je
Erën sjell tek mua
E thur një varg të ri
Ku lexoj të dua
This website uses cookies to ensure you get the best experience on our website. Closing this message or scrolling the page you will allow us to use it. Learn more