Nenes Songtext

Nënë moj nënë e mjera nënë
Ç'është ky gjak, ç'është kjo piskam
Pse je shtrirë dhe fle mbi varre
Se sheh vdekjen a përmbi varre
Nënë moj nënë mos je verbu
Ç'është ky gjarpër që të ka helmu
Gjithë këto djem e fëmijë pajetë
Si të mban ajo zemra e shkretë
(refren)
Amanet e dashur nënë
Kërkoj lotë kurrë të mos ket
Do të mbajmë si zonjë në këmbë
O zot, o zot dita erdh
Amanet moj loke dashur
Po të lë unë ty flamurin
E mbaj mend e vogël isha
Më mbuloje, më mbuloje trupin
-----------------
Nënë moj nënë e mjera nënë
Më shtërngo fort në gjirin tënd
Tash sa vjet u bënë pa të parë
Mira herë për ty kam qarë
Qava jetën që e jetova
Qava ditën që mërgova
Dhe tani s'ka forcë në botë
Që të më ndajë nga e shtrenjta tokë.

Nenes Video

Nenes Video play
This website uses cookies to ensure you get the best experience on our website. Closing this message or scrolling the page you will allow us to use it. Learn more