Ti Gjithmonë Je Një Pikë Loti Songtext

Ti gjithmonë je një pikë loti
ëngjëll nate kush të solli
dhimbje shpirti kur nuk tretet
je yll që vjen e tretet
...loti mbetet
Çdo mëngjes kur diellin shoh
dua shpirtin të ma ngrohë
ti e vrave ëndrrën time
plagë je dhe në zemrën time
Jeta ime valë që mbytet
thellë në zemrën tënde zhytet
dashuria ime është tepër
dhimbja, shpirti yt, retë
(refren)
Ti gjithmon je një pikë loti
ëngjëll nate kush të solli
dhimbje shpirti kur nuk tretet
je yll që vjen e tretet
...ëndërr ti mbete
--------- (x 2)
Më mungon si natës hëna
qaj e më dhemb zemra
jeta jonë e ndarë përgjysëm
puthja jonë nuk vyshket
Sa më larg të jesh nga mua
s'di pse aq më shumë të dua
e kam pirë dashurinë tënde
më ka dehur trup e mëndje.
(Refreni)
This website uses cookies to ensure you get the best experience on our website. Closing this message or scrolling the page you will allow us to use it. Learn more